Në Pejë, 12 pacientë në gjendje kritike, 30 të tjerë me oksigjenoterapi
55 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës. Nga ky numër, 30 prej tyre janë në oksigjenoterapi, teksa 12 janë në gjendje më të rëndë. Sipas raportit 24-orësh të publikuar nga ky spital, 5 mjekë dhe 13 infermierë janë të infektuar nga Covid-19. Në këtë periudhë kohore në këtë spital kanë marrë trajtim 218 pacientë.
Njoftimi i Spitalit të Pejës:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 13 Infermierë dhe 2 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 7 lindje, 6 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,869 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.