Në Pejë ndizen qirinj për Gjyljeta Ukellin
16 prill 2024
| 20:35
Në qytetin e Pejës, janë ndezur qirinj në nderim dhe kujtim të jetës së Gjyljeta Ukellit, e cila u vra sot në mëngjes nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku dhe shihen të jenë mbledhur shumë qytetarë të cilët kanë ndjerë dhembjen me familjen e cila pësoi nga rasti tragjik.
E ndjera, u vra nga burri, vetëm dy ditë para se të mbushte 43 vjeç. Ajo la prapa tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.