Për një muaj në Pejë, 22 aktakuza për raste të dhunës në familje

03 tetor 2018 | 16:20

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje.

“Si rezultat i koordinimit të punës së Prokurorisë Themelore të Pejës, Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe Policisë se Kosovës, kemi edhe ngritje të efikasitetit në drejtim të luftimit të kësaj dukurie negative, ashtu që vetëm në muajin shtator 2018, nga kjo prokurori janë ngritur 22 aktakuza për rastet e dhunës në familje, për veprat penale si në vijim: tetëmbëdhjetë (18) për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, nga neni 188 të KPRK-së, tri (3) për veprën penale ‘Kanosje’ nga neni 185 dhe një aktakuzë për veprën penale ‘Mospërfillja e gjykatës’ nga neni 401”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, 21 janë të gjinisë femërore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot…