Në Pejë sot inaugurohet Memoriali “Kujtim & Miqësi”
Sot mbushen 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Historia e sulmeve të 11 shtatorit pritet që nga sot të jetë pjesë e qytetarëve edhe në Kosovë, simbolikë kjo e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rotary Club Peja nga sot do ta inaugurojë memorialin “11 Shtatori” në Pejë.
Ky memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në Nju-Jork.
Ideja e ndërtimit të një memoriali në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në Nju-Jork ka ardhur nga rotariani, njëherësh afaristi Nehat Devolli.
Ceremonia e inaugurimit do të bëhet me pjesëmarrje të zyrtarëve të Ambasadës Amerikane, të miqve të shumtë nga ShBA-jë dhe Evropa dhe do të mbahet në Pejë në rrugën “Mbreti Pirro” me fillim nga 10:30.