Në periudhën janar – maj në aksidentet në trafik humbën jetën 42 persona

07 qershor 2021 | 16:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

“Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa për periudhën pesë mujore ka shqiptuar 167.304 gjoba”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Ballazhi përmes një postimi në “Facebok” nder tjera ka…