Në periudhën janar – mars në spitalin e Prizrenit u kryen 1 mijë e 293 operime
30 maj 2022
| 13:41
Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, në Spitalin e Prizrenit, kanë kryer 1 mijë e 293 operime për periudhën janar- mars 2022.
Për tre muaj, janë realizuar edhe 32 mijë e 32 vizita ambulantore dhe 21 mijë e 702 vizita diagnostike, thotë raporti i punës.
Gjatë kësaj kohe, ndërkaq, në Repartin e Gjinekologjisë janë kryer 615 lindje, 213 prej tyre me operacion, derisa janë lindur 623 fëmijë.
Po ashtu, në muajt e parë të këtij viti janë ofruar mijëra shërbime radiologjike, mes tyre 1 mijë e 217 CT, 1 mijë e 871 ultrazë dhe 5 mijë e 677 radiografi.