Në përvjetorin e 15-të të Kosovës

16 shkurt 2023 | 22:45

Flamurin paperspektiva e dërgoi në mërgim

Kjo shqiponjë (pikturë) është bërë nga Flamur Salihi, nga Arbana e Prizrenit.
Ai, ka përfunduar studimet master në Juridik, por që perspektivën, u desh ta kërkoj në Perëndim.

Ëndrra dhe shpresa për të jetuar, punuar e kontribuar për vendin e vet, iu shua kur në fund të vitit të kaluar migroi në Gjermani.
Familja e ka të vetmin djalë, që as ajo por dhe as Flamuri s’kishin ëndërruar, që pas kaq vite lirie, shteti të pavarur, të marrë rrugën e kurbetit.

Madje, as shpresa e viteve të fundit për një të ‘ardhme prosperuese’, s’ mundi ta ndal..!

Me shkollim superior, nuk gjeti dot punë, sepse nuk i takoi asnjë vie politike.

Arti, në Kosovë, ende është luks!

I lindur artist. Por, nuk e ndoqi ëndrrën e talentin për shkollën e artit.

Nuk e pati mundësinë.

Ai, vazhdoi me këmbëngulje, duke bërë qindra punime, pikturë, portrete e peisazhe në letër e pëlhurë, deri tek skulpturat.

Të gjitha me mund e sakrifica.

Kështu, nga dashuria për vendin, e punoi edhe këtë shqiponjë.

Flamuri, tashmë punon si punëtor krahu diku në Gjermani.

Kosova, nuk i ofroi asgjë!

Krahas punës vazhdon edhe me artë.

Kjo shqiponjë, u punua nga ai ditë më parë në kurbet (Munih).

Nga dashuria për vendin, pikturoi këtë shqiponjë.

Do ta titulloja: “Një shqiponjë për Flamurin”.

Urojmë që atje të ketë shëndetin, e krahës punës së krahut, të vazhdoj me talentin e artistit.

Këtu, askush s’ia vlerësoi,
as shkollimin e as artin!

Ishte i pa krahë, i pa ngjyrosur politikishtë.

Prandaj “iku”!

Tmerr!!!

Flamur, urime Festën e Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin!

Me shpresën që jo vetëm djem e vasha të reja, të mos e braktisin vendin, në emrin Tuaj (rini), Uroj më të mirën për Ju, jo jashtë, por në Kosovë!

Gëzuar! ??

Bashkim Kajdomçaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.…