Në përvjetorin e 54-të të UP-së rektori Qerimi u ndanë mirënjohje 70 studentëve të dalluar

15 shkurt 2024 | 15:01

Në përvjetorin e 54-të të Universitetit të Prishtinës, rektori  Qerim Qerimi u ka ndarë mirënjohje 70 studentëve të dalluar të njësive akademike.

Rektori Qerimi e ka vlerësuar kontributin e studentëve në ndërtimin e një të ardhme të ndritshme për shoqërinë.

“Rektori Qerim Qerimi e vlerësoi kontributin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritshme për shoqërinë dhe botën në përgjithësi. Duke i inkurajuar ata të vazhdojnë përpara në rrugën e tyre të suksesit, rektori theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe punës së palodhur në rrugën drejt përsosmërisë akademike dhe profesionale”, ka njoftuar UP-ja.

Më tutje, rektori Qerimi ka thënë se kjo ceremoni jo vetëm që nderon arritjet e studentëve, por sipas tij, përfaqëson një angazhim të UP-së.

“Kjo ceremoni, jo vetëm që nderon arritjet e studentëve, por gjithashtu përfaqëson një angazhim të universitetit për të ofruar burime dhe mundësi për të gjithë studentët e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë. Studentët tanë janë dëshmia e gjallë e kësaj të vërtete, duke mishëruar ndryshimin që dëshirojnë të shohin në botë, duke ndikuar në shoqëri në mënyra të thella e kuptimplote dhe duke kontribuar në dimensione globale me karakteristikat e tyre unike të mendimit, të inovacionit dhe udhëheqjes”, citohet të ketë thënë Qerimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka radhitur dështimet e Qeverisë…