Në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së, Hoxhaj falënderon shtetet që shpëtuan Kosovën
24 mars 2018
| 12:31
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 24 marsin si kohën kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb.
“24 marsi na kthen kujtimet kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë, për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb. Kosova gjithmonë do t’u jetë falënderuese miqve të saj dhe secilit shtet anëtar të NATO-së për intervenimin që shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Hoxhaj.