
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Komandantit Gani Imeri – organizohen homazhe dhe akademi përkujtimore
15 prill 2025
| 00:38
Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandantit Gani Imeri, familja e tij, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, organizon aktivitete përkujtimore për nder të figurës dhe veprës së tij.
Aktivitetet do të mbahen të dielën, më 20 prill 2025, sipas këtij programi:
Ora 10:00 – Homazhe te varri i Komandantit Gani Imeri në Dumnicë të Epërme
Ora 12:00 – Akademi përkujtimore në Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri
Ngjarjet organizohen nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të nderojnë kujtimin e Komandantit Gani Imeri, një figurë e shquar e çështjes kombëtare.