Në përvjetorin e rënies, bashkëluftëtari i kushton këngë Mujë Krasniqit (video)

14 dhjetor 2022 | 11:11

Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

21 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, janë plagosur edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së është bërë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar ishin varrosur në Polac të Drenicës me nderime të larta ushtarake, më 21 dhjetor të vitit 1998.

Po sot, Ali Gashi që kishte luftuar krah Mujë Krasniqit ia ka kushtuar një këngë atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova duke u përballur me disa kundërshtime, këtë javë do…