Në pesë ditët e para të janarit u konfirmuan 329 raste me Covid
06 janar 2022
| 11:35
Fillimi i muajit janar ka shënuar rritjen e rasteve me Covid-19. Në pesë ditët e para të vitit 2022 në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 329 raste të reja, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke çuar në 2 991 numrin e personave që kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë.
Më datën 1 janar, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 47 raste të reja me coronavirus, dhe 1 rast i vdekjes. Më datën 2 janar u konfirmuan 29 raste, kurse më 3 janar u konfirmuan 38 raste, transmeton Telegrafi.
Rritje të rasteve me coronavirus pati më datën 4 janar, ku gjithsej u konfirmuan 108 raste, dhe me datën 5 janar u konfirmuan 107 raste.
Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19, vazhdon të jetë Prishtina, gjithsej raste aktive 226.