Në Piemonte të Italisë vdekja ka frenuar, shërimi ka përparuar
05 prill 2020
| 09:03
Për herë të parë në Piemonte të Italisë numri i pacientëve të kuruar nga koronavirusi tejkaloi numrin e të vdekurve. Sipas të dhënave, për 24 orët e fundit 77 njerëz kanë mposhtur virusin. Deri më tash, 342 546 të tjerë janë në proces shërimi. Të vdekur janë regjistruar 56 persona ditën e sotme në këtë rajon dhe në total numri i të vdekurve nga shpërthimi i pandemisë është 1 128.