Në pikën e Jarinjës, në një autobus, kapet mall i padoganuar në vlerë 850 euro
24 tetor 2023
| 16:01
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50 në pikën doganore të Jarinjës, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë është ushtruar kontroll i zakonshëm.
Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganorë u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.
Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtarë është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike.
Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe.
Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës.
Sipas Doganës, vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.