Në pistën e Silverstone zhvillohen 2-3 gara për të shpëtuar sezonin
Ideja e drejtuesve të Formula 1 është për të organizuar disa gara në një pistë ku nuk ka probleme me koronavirus. Kjo do të thotë që në një pistë do të zhvillohen 2 ose 3 gara radhazi.
Pista e parë që ka dhënë “OK”-in e saj për këtë ide është ajo e Silverstone në Britaninë e Madhe. Sipas drejtuesve të kësaj piste, për ta nuk është problem të zhvillojnë disa gara radhazi.
Në pistën ikonë të Formula 1 është planifikuar që gara sezonale të zhvillohet më 19 korrik. “Ne i kemi thënë Formula 1 se jemi gati të bashkëpunojmë me ata për të shpëtuar sezonin”, ka thënë Pringle, drejtori ekzekutiv i Silverstone.
“Shumica e skuadrave ndodhen pranë kësaj piste, ndaj këtu mund të organizojmë disa gara dhe njerëzit të enë në shtëpitë e tyre. Ne jemi gati t’i ndihmojmë skuadrat. Në kohë të jashtëzakonshme mund të marrim vendime të jashtëzakonshme”, ka thënë Pringle.