Në Podujevë mbahet sesion informues për gratë ndërmarrëse

18 maj 2021 | 14:28

Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Podujevës, Fondacioni HELP dhe Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) kanë mbajtur një sesion informues rreth lansimit të komponentës së fundit të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE), që ofron grante për bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave.

Bleta Abdulai eksperte në MFK, informoi të pranishmet se kush mund të aplikojë për këtë grant: Bizneset mikro dhe ato fillestare “start-up” në pronësi të grave që duan të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë dhe / ose masa të kursimit të energjisë duhet të jenë të paktën 51 për qind në pronësi të grave, më pak se pesë të punësuar.

Bizneset fillestare “start-up” që janë duke punuar por nuk janë regjistruar ende, i inkurajojmë shumë që të aplikojnë. Ato biznese, të cilave u jepen grante, do të duhet të përfundojnë regjistrimin e biznesit të tyre si pjesë e kushtit të grantit dhe atë para verifikimit të projektit, përndryshe granti duhet të kthehet në MFK u tha gjatë sesionit.

Mbështetja maksimale në këtë program mund të jetë deri në 3,000 euro. Në këtë sesion ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, e ka kritikuar presidenten…