Në Podujevë u mbajt diskutimi me nxënës për luftën kundër trafikimit me njerëz
Me rastin e fushatës Vetëdijesuse Kundër Trafikimit me Njerëz, që ka filluar më 18 tetor të këtij viti, Zyra e Sekretariatit të Strategjive e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e mbështetur nga ICITAP-i, mbajtën një tryezë në Podujevë, me qëllim vetëdijesimin e nxënësve mbi këtë fenomen.
Në kuadër të fushatës janë duke u mbajtur takime të rregullta në Komunat e Republikës se Kosovës, ndërsa sot takimi u mbajt në Komunën e Podujevës, ku me ndihmën e Stacionit Policor të Podujevës dhe Drejtorisë së Arsimit të kësaj komune, tryeza u mbajt me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”.
Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar Anti Trafikim, diskutuan për fenomenin e trafikimit me njerëz në Kosovë, duke vënë në duke angazhimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër këtij fenomeni.
Me këtë rast në bashkëbisedim me nxënës, u diskutua për parandalimin e hershëm dhe për shenjat e para që nxënësit mund të vërejnë për një rast potencial të trafikimit, me qëllim të njoftimit të autoriteteve të Kosovës. Fushata Vetëdijesuse ka për qëllim përfshirjen sa më të gjerë të gjithë shoqërisë kosovare në përgjithësi, në mënyrë që të gjithë së bashku, duke kontribuar në luftimin e këtij fenomeni tejet negativ, të parandalohet trafikimi me njerëz.
/Epoka e re/