Në Podujevë vendosen sinjalistikat për ndalimin e trotinetëve dhe biçikletave
17 qershor 2022
| 16:55
Në qytetin e Podujevës janë vendosur sinjalistikat për ndalimin e qarkullimit të trotinetëve elektrik, biçikletave dhe motoçikletave
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur shenjat e lajmërimit për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotinetëve elektrik dhe mjeteve të tjera në sheshin e qytetit.
“Ky vendim është marrë pak ditë më parë nga ana e kryetarit të komunës me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual dhe ankesave të shumta të qytetarëve”, ka njoftuar komuna e Podujevës.