Në politikë nuk jam prej atyre që krasitin, por prej atyre që mbjellin

15 maj 2020 | 11:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka folur për fotografinë në të cilën ai krasit një pemë në oborrin e shtëpisë së vet, e cila është komentuar si një metaforë e afërt politike për ngjarjet që ndodhën pak kohë pas saj në Kosovë, me rastin e prishjes së koalicionit ndërmjet LV-së dhe LDK-së dhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Thaçi ka thënë se imazhi i asaj fotografie është interpretuar ndryshe nga të gjitha mediat, por ajo fotografi, sipas tij, nuk përbënte mesazh politik. Ai ka thënë në “Syri TV” se kishte shkuar t’i ndihmonte vëllait të tij për punët në fshat. “Në politikë nuk jam prej atyre që krasitin, por prej atyre që mbjellin dhe bashkojnë njerëzit, pavarësisht prej ideologjive apo aspekteve lokale”, ka thënë Thaçi.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën që mbajti në oborrin e…