Në prag të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, vizitë babait të ish-presidentit Thaçi, bacës Haxhi

17 qershor 2023 | 19:17

Në prag të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, me ekipin e futbollit FC Kosova Regensburg, i cili përbëhet nga lojtarë shqiptarë që luajnë në Gjermani, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetja Ganimete Musliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan në Burojë babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, bacën Haxhi.

“Stafi menaxhues dhe lojtarët e FC Regensburg ofruan gjithë mbështetje morale për Hashimin dhe çlirimtarët e tjerë, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor, ata do të kthehen faqebardhë tek familjet e tyre në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot për një…