Në prag të festës së Bajramit u ndihmuan rreth 500 familje në Malishevë
Në prag të festës fetare të Bajramit, falë donatorëve dhe Komunës së Malishevës, brenda një jave 500 familje janë ndihmuar me miell, pako ushqimore dhe higjienike.
Ndihma për familjet skamnore kanë dhënë humanisti Halim Hoti, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, shoqata “Duart e Bamirësisë” dhe humanisti Elvis Naçi, Komuna e Malishevës dhe të gjitha këtyre pakove, komuna ju ka shtuar edhe miell.
Drejtori për emergjenca në Komunën e Malishevës, Hafir Rexha, në emër të Komunës së Malishevës, i ka falënderuar të gjithë këta donator, për përkrahjen e vazhdueshme për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.
Koordinatori komunal për shpërndarjen e këtyre ndihmave, Halit Mazreku, ka bërë të ditur se të gjitha këtyre ndihmave, komuna ju ka shtuar edhe miell, duke ju kompletuar pakot ushqimore, ndërsa shpërndarja e tyre është bërë nga komuna në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave, në mënyrë që të shmanget tollovia, për shkak të situatës pandemike, kurse përfitues janë familjet me gjendje më të rëndë sociale.