Në prag të Krishtlindjes, Tahiri uron besimtarët katolikë

24 dhjetor 2020 | 13:51

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka uruar gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e Krishtlindjes, duke shpresuar për një vit të ardhshëm më të mbarë dhe të lumtur për të gjithë.

“Sot nisa ditën duke uruar miqtë e mi në vigjilje të Krishtlindjeve, duke dëshiruar që në vitin e ardhshëm të gëzojmë shëndetin dhe lumturinë familjare. Të dashur qytetarë të besimit katolik,Viti që po lëmë pas ishte vit sfidues dhe reflektues për të gjithë ne. Kemi kuptuar që shëndeti, familja, shoqëria dhe liria janë të çmueshme dhe nuk mund t’i marrim si të mirëqena. Andaj, pranoni urimet e mia më të ngrohta, për një Krishtlindje festive dhe të gëzueshme. Qoftë atmosfera e Krishtlindjes ajo që mbush zemrat tuaja. Ju uroj një Krishtlindje plot dashuri dhe lumturi!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e…