Në prag të shpalljes së falimentimit, ylli televiziv u kërkon fansave të blejnë fotot e saj “topless”
Katie Price po realizon më shumë përmbajtje me pullë të kuqe në faqen e saj në “OnlyFans”, dhe është duke bërë marrëveshje për fotografi ‘topless’.
Modelja me gjoksin më të madh në Britaninë e Madhe, i ka çmendur fansat së fundmi teksa hoqi rrobat e saj dhe u shtri duke marrë një pozë të zjarrtë.
Ajo u kërkoi fansave të ‘jenë të shpejtë’ pasi shitja e këtyre pozave do të zgjaste vetëm 48 orë. Një veprim i tillë vjen përpara seancës së saj të shumëpritur të falimentimit në korrik, pasi data e fundit e seancës, e planifikuar fillimisht për në shkurt, u shty përsëri përsëri.
Nëna e pesë fëmijëve thuhet se ka borxh 3.2 milionë paund dhe në seancën dëgjimore, pritet që Katie të zbulojë të gjitha të ardhurat e saj, nga “OnlyFans” deri te shitja e rrobave të vjetra në internet.
Katie, 45 vjeç, shpjegoi se ajo mbledh para nga shitja e fotove të këmbëve të saj dhe gjithashtu ka një faqe Debop, e cila ka shitur më shumë se 2,500 artikuj të rrobave të saj të vjetra.
Pjesa më e madhe e borxhit të Katie është nga hipotekat e siguruara kundër rezidencës së saj masive në Sussex, të quajtur Mucky Mansion.