Në prag të Vitit të Ri, kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, poston foto familjare me mesazh urimi
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka postuar në “Facebook” një fotografi familjare në prag të Vitit të Ri.
Ahmetaj ka shkruar se ky vit që po lëmë pas edhe përkundër sfidave të shumta, ishte vit i angazhimit për një Kosovë më të mirë, për një mirëqenie familjare dhe shoqërore, që ofron mundësi më të mirë për të hapur perspektivë të re për të gjithë.
“Jemi angazhuar që në zgjedhjet e shkurtit 2025, të punojmë dhe të ofrojmë mundësi për ta rritur shpresën, besimin dhe angazhimin krahas me ndryshimin e viteve, ta bëjmë ndryshimin e madh”, ka shkruar Ahmetaj.
Urimi i plotë i Ahmetaj:
Të dashur qytetarë, familjar, miq e shokë, me rastin e ndërrimit të moteve, ju shprehi dhe dërgoj urimet e mia më të përzemërta secilit prej jush! Gëzuar Viti i Ri 2025.
Ky vit që po lëmë pas edhe përkundër sfidave të shumta, ishte vit i angazhimit tonë për një Kosovë më të mirë, për një mirëqenje familjare dhe shoqërore, që ofron mundësi më të mirë për të hapur perspektivë të re për të gjithë. Jemi angazhuar që në zgjedhjet e shkurtit 2025, të punojmë dhe të ofrojmë mundësi për ta rritur shpresën, besimin dhe angazhimin krahas me ndryshimin e viteve, ta bëjmë ndryshimin e madh. Me Ramush Haradinaj Kryeministër do të jemi më mirë se gjatë katër viteve të më parëshme! Përkushtimi ynë në vitin 2025, do të jetë që secili të ketë mirëqenje familjare dhe të ndihemi të vlerësuar e të përmbushur. Viti që po vjen, qoftë vit i përmbushjes së aspiratave tona si shoqëri dhe si shtet. Përpara sfidave nuk do të zbrapsemi, por do të synojmë t’i arrijmë synimet tona drejt një fitorje të madhe. Urojmë që ky Vit i Ri t’i sjell të gjitha të mirat për të gjithë qytetarët tanë, më shumë suksese për rininë tonë, humanizëm e solidaritet për të pambrojturit dhe për ata që kanë më së shumti nevojë.
Gëzuar 2025!