
Në prani të zv/ministrit të Mbrojtjes, gjuajtje me armë zjarri
16 prill 2025
| 08:17
Në një ndejë ku kanë qenë dy zyrtarë shtetërore janë dëgjuar krisma armësh.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje në një ndejë të karakterizuar me mish e me pije alkoolike, ku kanë qenë zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla, si dhe drejtori për Siguri në Gjilan, Bejtulla Osmani.
Sylës e as Osmanit nuk i pengon krisma e armëve në ambientin e ngrohtë me mish e me alkool.