Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve
07 mars 2021
| 20:27
Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz.
Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Më 5 dhe 6 mars, në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.
Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.