Në Prekaz u ndezën flakadanët e lirisë

07 mars 2020 | 19:39

Është mbajtur manifestimi tradicional në kuadër të Epopesë së UÇK-së “Nata e zjarreve” në Prekaz.

Prekazi sonte ndezi flakadanët e lirisë në mënyrë tradicionale, për të kujtuar luftën dhe sakrificën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari të renë për lirinë e Kosovës.

Rezistenca e Jasharajve e shënuar në historinë e popullit shqiptar, dhe lufta e UÇK-së, ka bërë bashkë sot qytetarë të shumtë te Prekaz.

Epopeja e UÇK-së shënon sivjet 22-vjetorin që sjell në kujtesën e secilit vetëflijimin e familjes Jashari.

Në mënyrë ceremoniale, pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz u ndezën flakadanët qe simbolizojnë përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.

“Epopeja e UÇK-së” shënohet më 5, 6 dhe 7 mars, për nderë të luftës titanike të familjes Jashari dhe për të nderuar të gjithë ata që luftuan dhe ranë në familjen Jashari gjatë tre ditë luftimi kundër armikut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) thotë se paratë mund ta…