
Në Prekaz vendosen emrat e 1 432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës
06 mars 2025
| 12:19
Në Prekaz, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë vendosur emrat e 1 432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E drejtësia për këta fëmijë që ëndrrat iu ndalën në gjysmë, ende nuk është arritur.
Pranë emrave të tyre, u vendos edhe nga një lule.