Në Preshevë sot mbahen zgjedhjet lokale
24 dhjetor 2017
| 11:19
Banorët e Luginës së Preshevës sot vendosin për kryetarin e ri.
Në Komunën e Preshevës sipas komisionit zgjedhor rreth 38 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 38 njësi të shpërndara në tërë Komunën e Preshevës.
Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 8 subjekte politike: 7 shqiptare APN, PDSH, BDL, PVD, LR-PDSH, UDSH, PD si dhe 1 serbe Lista e bashkuar serbe.
Qytetarët ndër kërkesat kryesore përmendin punësimin e të rinjve dhe njohjen e diplomave të Kosovës pasi shumica e të rinjve diplomohen atje.