Në Presidencë diskutohet për themelimin e Komisionit për Drejtësinë Tranzicionale

27 shkurt 2025 | 10:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë aktori Lulzim Rexha. Lajmin e kanë bërë…