Në Prishtinë e Fushë-Kosovë dyshohet për dy raste të dhunimit, arrestohen tre persona

03 shkurt 2025 | 08:42

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunimit, njëri në Fushë-Kosovë, tjetri në Prishtinë.

Sipas raportit, një person është arrestuar pasi më 31.01.2025 rreth orës 16:00 kishte kryer veprën  “Dhunim”, i njëjti vendim të prokurorit është liruar.

“Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti tjetër, siç thuhet në raport, ka ndodhur dielën rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Në raport bëhet me dije se janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi po kërkojnë ndryshime.…