Në Prishtinë fillon mësimi tërëditor
02 shtator 2024
| 09:53
Sot më 2 shtator, ka filluar viti i ri shkollor 2024/2025.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me nënkryetaren dhe drejtoreshën për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” (Model) për të parë fillimin e mësimit tërëditor.
Mësimi tërëditor ka nisur edhe në shkollën “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, dhe“Nazmi Gafurri”.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ditë më parë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.
Ministrja Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.