Në Prishtinë hapet Oda Nordike. Kjo është një nga objektivat kryesore të saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në inaugurimin e Odës Nordike, dhomës së re të biznesit Nordiko-Kosovar.
Kryeministri tha se një nga objektivat kryesore të “NordiKo” do të jetë mbështetja e investitorëve të mundshëm nga vendet nordike, për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimit tregtar për dhe nga Kosova.
Ai ka treguar se kjo dhomë biznesi do të shërbejë si një katalizator për përparimin, një platformë që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen.
Me këtë rast, ai tha se Kosova do të bëhet vendi më konkurrues në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për Investimet e Huaja Direkte.
“Madje, për të treguar se sa të rëndësishme i konsiderojmë investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, kryeministri tregoi se jemi në procesin e krijimit të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe po punojmë me disa organizata partnere ndërkombëtare për të zhvilluar procese efektive, që mundësojnë rritjen e shpejtë e të qëndrueshme të investimeve të huaja dhe të orientuara drejt eksportit”, ka thënë Kurti.
Në ceremoninë e hapjes së Odës Nordike, të pranishëm ishin edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Grøndahl, si dhe drejtoresha e Bordit, Afërdita Pllana.