
Në Prishtinë ka filluar punën Akademia e Animacionit
24 maj 2018
| 14:21
Në Komunën e Prishtinës ka filluar punën Akademia e Animacionit, në të cilën janë të përfshirë shtatënxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës.
Për tre muaj këta nxënës do të mësojnë për skenar (ndërtimi i tregimit), regji dhe montazh, dizajn i animacionit, principet e animacionit, bazat e softuerëve dhe audio.