
Në Prishtinë ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike
18 dhjetor 2020
| 20:36
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.
Sipas këtij vendimi kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.
Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit e komunës së Prishtinës që drejtohet nga Adonis Tahiri.