Në Prishtinë pritet të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”

21 janar 2025 | 11:00

Prishtina do të bëhet me bibliotekë dhe memorial me emrin “Ibrahim Rugova”.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot, në përvjetorin e humbjes së tij e nderojmë veprën e tij me zemër plot mirënjohje, duke premtuar se idealet dhe vizioni i tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat që do të vijnë”.

“Si kryeqytet, kemi ndarë lokacionin e duhur për ndërtimin e këtij memoriali, i cili do të përzgjidhet përmes një konkursi ndërkombëtar. Ky është vetëm një hap i vogël për të nderuar një njeri kaq të madh si Ibrahim Rugova – një figurë që meriton përjetësinë në kujtesën dhe zemrat tona”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Vignola të Italisë,…