Në Prishtinë të hënën hapen çerdhet
07 gusht 2020
| 15:31
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë tha se nuk mund të hapte çerdhet në kryeqytet, sepse kjo ishte kompetencë e Qeverisë qendrore, sot ka bërë njoftimin se Qeveria ua ka deleguar kompetencat komunave për hapjen e tyre.
“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin. Këto kopshte do të hapen të hënën, 10 gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe të parandalohet përhapja e Covid19”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.