Në pritje të aktgjykimit të plotë të Kushtetueses

06 janar 2021 | 10:32

Të mërkurën pritet që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të publikojë aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Më 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”, prej një vit e tre muaj burgim.

Palët në këtë rast janë Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës dhe partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Nga ana tjetër, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë, se mospublikimi i aktgjykimit të plotë nga gjykata deri tani ka të bëjë me procedurat e përkthimit në gjuhë zyrtare dhe arsyetimi i vendimit.

“Ajo që ka dal në opinion publik ka qenë vetëm dispozicioni, tash duhet të bëhet arsyetimi. Arsyetimi bëhet në mënyrë shumë profesionale dhe në mënyre vëllimore mbi 30-40, deri në 50 faqe. Këtu është problemi, nuk janë vonuar”, tha Kryeziu.

Por, Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ish- gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjykata i ka kaluar afatet kohore të mundshme bazuar në rregullore për publikimin e aktgjykimit të plotë lidhur me Qeverinë Hoti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun poshtë:

https://www.evropaelire.org/a/gjykata-kushtetuese-aktgjykimi-/31035963.html

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi, ua ka vazhduar paraburgimin…