Në pritje të Fondit Pensional nga Serbia
Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet diskutabile edhe çështja e trashëgimit të pensionit.
Sipas vlerësimeve të përafërta që prezantohen nga shoqatat e pensionistëve, thuhet se shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën mbi dy miliardë euro, raporton “Radion Evropa e Lirë”.
Më gjithë përpjekjet e përfaqësuesve të pensionistëve, disa nga pensionistët nuk presin që ky fond mund të kthehet në Kosovë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/ne-pritje-te-fondit-pensional-nga-serbia-/29304482.html