Në pritje të vendimit përfundimtar ndaj Ratko Mlladiq 

08 qershor 2021 | 14:58

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit serb në Bosnjë, Ratko Mlladiq lidhur me dënimin e tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, dhjetëra anëtarë të shoqatave boshnjake janë mbledhur në Hagë, në prag të shqiptimit të vendimit përfundimtar ndaj Mladiqit, i cili do të nisë sot nga ora 15.00.

Mladiq, para katër vjetësh, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.

Mladiq u dënua për gjenocid në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 000 myslimanë për një ditë,  në vitin 1995.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës sot ka bërë ekzekutimin e mjetet të…