Në pritjen solemne për Krishtlindje bëhet thirrje për dialog

24 dhjetor 2018 | 20:51

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Ipeshvkia e Kosovës organizoi pritjen solemne në të cilën Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për dialog pasi, sipas tij, ai është parakusht i paqës, pajtimit dhe të mirës së përbashkët.

“Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdorë apo mohojë nevojën për të” tha Dodë Gjergji. “Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet”, ka deklaruar në mesazhin e tij Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën atmosferën festive, këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka…