Në Prizren arrestohet një i dyshuar për “vjedhje”
Më 28 nëntor rreth orës 09:20, zyrtarët policorë patrullues të Stacionit Policor Prizren – Veri, në fshatin Korishë të Prizrenit kanë arrestuar të dyshuarin P.G. (25-vjeçar).
Arrestimi i të njëjtit është bërë me kërkesë të Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor të Lipjanit për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se i dyshuari P.G. është i përfshirë në një seri të rasteve “vjedhje e rëndë”.
Po ashtu i dyshuari P.G. është duke u hetuar edhe për disa raste të “vjedhjeve të rënda” në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor Prizren – Veri.
I dyshuari P.G. pas arrestimit të tij nga ana e hetueseve policorë të Lipjanit është shoqëruar në Stacionin Policor të atjeshëm për ndërmarrjen e veprimeve tjera të nevojshme hetimore.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë është njoftuar Prokurori i Shtetit.