Në Prizren fillon lirimi i hapësirave të uzurpuara të Hekurudhës
17 shtator 2018
| 17:37
Hekurudhat e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, kanë intervenuar të hënën për lirimin e hapësirës që është pronë e hekurudhave, e që kjo pronë është uzurpuar nga qytetarët, ku më pas do të bëhet revitalizimi i trasesë së hekurudhës për ta vënë në funksion lëvizjen e trenave pas një periudhe në këtë qytet.
Është bërë me dije se ky aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara të Hekurudhës do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, raporton “Epoka e re”.