Në Prizren kryhen kontrolle pa pagesë për sëmundjet e traktit urinar

01 mars 2020 | 16:46

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren kanë ofruar kontrolle të përgjithshme mjekësore (check-up) pa pagesë për sëmundjen e traktit urinar.

Në këto kontrolle janë përfshirë vizita specialistike, analizat laboratorike (CRP, Hemogram, Urea, Kreatinina, Urina, Jonogrami), tumormarkerët (PSA, AFP) dhe ultrazëri i organeve urinare dhe prostatës.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, ka thënë se analiza e jonogramit po ofrohet për herë të parë nga laboratorin e QKMF-së, ndërsa praktika e kontrolleve check-up pa pagesë do të vazhdojë edhe në të ardhmen për sëmundje e tjera të caktuara.

Për kontrollet check-up të sëmundjes së traktit urinar janë paraqitur rreth 80 pacientë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjilan është hapur punëtoria treditore për ndikim social-Upshift, në…