
Në Prizren lirohen hapësirat publike të uzurpuara
03 maj 2019
| 14:33
Pas zhvillimit të procedurave dhe konstatimit për uzurpim të pronës publike nga Sektori i Pronës në rrugën “Qenë Qenaj” të lagjes Jeta e Re në Prizren, Drejtoria e Inspektorateve ka intervenuar në këtë rrugë për të liruar hapësirat publike të uzurpuara.
Me rrënimin e mureve të ndërtuara në hapësirën publike, është mundësuar fillimi i punimeve për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës.
/Epoka e re/