Në Prizren organizohet turneu i Pavarësisë, bashkohen veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja dhe Kosova

17 shkurt 2025 | 16:28

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm në Prizren me rastin e organizmit të turneut të Pavarësisë, ku bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria.

“Festuam 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prizren! Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe me turneun e Pavarësisë, ku u bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria. Në një ditë si kjo, sporti bëhet ura që na lidh, duke kujtuar me respekt dhe krenari momentet e lavdisë dhe sakrificës së popullit tonë.
Faleminderit Komunës së Prizrenit për mbështetjen dhe veteranëve të LRF Prizreni për organizimin e këtij turneu të veçantë!”, ka shkruar në “Facebook” presidenti Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Ëndrra ime më e madhe, dëshira…