Në Prizren punohet intensivisht në qarkullimin cilësor në të gjitha rrugët e komunës
23 maj 2019
| 17:09
Në kuadër të projektit për rehabilitimin e rrugëve me asfalt, kanë përfunduar punimet përgjatë rrugëve “Adnan Krasniqi” dhe “Mejdani i Shkodrës” në Prizren, prapa Gjimnazit “Gjon Buzuku”, ku është bërë rehabilitimi i rrugës dhe rregullimi i kanalizimit fekal.
Pas këtyre punimeve të realizuara me qëllim të përmirësimit të kushteve për qarkullim, është bërë edhe asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 300 metrash.
/Epoka e re/