Në protestën e Vetëvendosjes kundër Lumezit u kërkua largimi i prokurorëve të korruptuar
26 prill 2019
| 15:30
Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar të premten kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Gjatë kësaj proteste është kërkuar largimi i Lumezit nga kjo pozitë.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar qe urgjentisht të largohen prokurorët e korruptuar.
“Paqe me hajni nuk ka, sepse me hajni nuk ka drejtësi, sepse me hajni nuk ka shtet. Prandaj protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të punojë. Prandaj duhet të lejohen të punojnë prokurorët që zbatojnë ligjin. Dhe urgjentisht duhet të largohen prokurorët e korruptuar e duhet të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Haxhiu.
/Epoka e re/