Në “Qarku 1” në Gjilan fillon ndërtimi i çerdhes së re

19 prill 2023 | 14:10

Çerdhja që po fillon punimet sot do të ketë kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 deri në 5 vjeç dhe sipërfaqe prej 1552.12 m2, me vlerë mbi 700 mijë euro investim.

Gjithashtu, çerdhja do të ketë dy dhoma për fëmijët deri në 9 muaj, ndërkaq 3 dhoma për fëmijët 4-5 vjeç si dhe hapësirë të mjaftueshme për të ushtruar aktivitetet e nevojshme.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetarja e komunës, Leonora Morina-Bunjaku si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Kryetari Hyseni u zotua se do të bëhen të gjitha përgatitjet që të plotësohen edhe më shumë nevojat e të vegjëlve dhe do të mundësohen atyre kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit me efikasitet maksimal.

Ndërsa, në anën tjetër ministrja Nagavci bëri të ditur se në kuadër të realizimit të premtimeve për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, ministria ka ndarë 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka pranuar “Patriotët” e parë, që vlerësohen se janë…