Në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, edhe 50 vende të lira
02 prill 2020
| 20:13
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka njoftuar se në konvikte kanë mbetur edhe 50 vende për të vendosur në karantinë personat e ardhur nga jashtë.
Sfishta ka njoftuar se në konviktet e studentëve momentalisht janë të vendosur në karantinë rreth 500 persona.
“Pjesa dërmuese e tyre janë të ardhur nga jashtë, qoftë nga kufijtë tokësorë apo ajrorë”, u shpreh ai për “RTV Dukagjini”.